Policia e Durrësit, ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi përndiqte prej rreth 1 muaji një 32-vjeçare.
F.H., 26-vjeç, banues në fshatin Radë në Manzë dyshohet se prej 1 muaji përndiqte një shtetase 32-vjeçare, nëpërmjet llogarive flase në rrjetin social Instagram.
Ky shtetas u denoncua nga 32-vjeçarja, e shoqëruar së bashku me një gazetare nga emisioni investigativ “Piranja”.
F.H. ka qenë i dënuar edhe më parë për përndjekje.
Njoftimi i Policisë:
“Durrës/ Përndoqi për rreth 1 muaj, një 32-vjeçare, nëpërmjet një llogarie false në rrjete sociale, vihet në pranga menjëherë pas kallëzimit, 26-vjeçari.
I arrestuari, i dënuar më parë për përndjekje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kompjuterike të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, menjëherë pasi një 32-vjeçareje, e shoqëruar nga një gazetare e emisionit “Piranjat”, kallëzoi se përndiqej në rrjete sociale, kanë organizuar punën për të arrestuar autorin.
Shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga shtetasin F. H., 26-vjeç, banues në fshatin Radë Manzë, i dënuar më parë për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se për një periudhë njëmujore, ka përndjekur një shtetase 32-vjeçe, nëpërmjet një llogarie false në rrjetin social Instagram.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.
Policia falënderon gazëtarët e emisionit “Piranjat”, për denoncimin e rastit, si dhe fton ata, median dhe qytetarët që të kallëzojnë çdo paligjshmëri që hasin. Reagimi ndaj autorëve të tyre do të jetë i menjëhershëm dhe me ashpërsinë e ligjit”, thuhet në njoftimin e policisë.