Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po zhvillon sot në Tiranë një takim me homologun e tij shqiptar, Edi Ramën.
Lajmin e bënë të ditur mediat kosovare, të cilat raportojnë se Kurti është shprehur se “kishte një takim urgjent me Ramën”.
Gjithsesi ende nuk dihen detaje shtesë rreth këtij takimi, i cili sibas burimeve në fjalë po zhvillohet në Vilën qeveritare 31.
Kryeministri Kurti u largua në mes të konferencës për media pas takimit me Këshillin Grevist, duke u thënë gazetarëve se i duhet të shkojë në një takim urgjent.