Drogë nga Shipëria ne drejtim të Selanikut, kapet shqiptari në Greqi, pjesëtar i bandës kriminale

Një 44-vjeçar është arrestuar në Selanik, pasi dyshohet se është pjesë e një rrjeti ndërkombëtarë trafikimi lëndësh narkotike.

44-vjeçarit i janë sekuestruar më shumë se 27 kg drogë.

Sipas medieve greke rrjeti ndërkombëtar i trafikimit të drogës transportonte drogë nga Shqipëria drejt Greqisë.

Lënda narkotike u gjet në shtëpinë e shqiptarit në Toumba të Selanikut, ku ndër të tjera u sekuestrua një kallashnikov me dhe një karikator me 14 plumba./albeu.com/