Dalin detaje të reja në lidhje me variantin e ri të Covid-19, Omicron.
Sipas burimeve, Omicron është zbuluar në Holandë përpara se në vend të mbërrinin dy fluturimet nga Afrika e jugut që mbartnin virusin.
Lajmin e bënë të ditur autoritetet e shëndetit në vend këtë mëngjes.
“Ne kemi zbuluar variantin Omicron të koronavirusit në dy kampione që janë marrë më 19 dhe 23 nëntor”, njoftoi Instituti Nacional i Shëndetit Publik.
“Nuk është ende e qartë nëse këta persona e kanë vizituar Afrikën e Jugut”, shtoi ai.
Sipas raportimeve, të paktën 14 persona nga dy fluturime nga Johannesburg-u dhe Capetoën mbërritën në Holandë më 29 nëntor mes të cilëve u zbulua edhe varianti i ri./albeu.com/