Derisa të bëhet funerali i Mbretëreshës Elizabeth, si Mbreti Charles ashtu edhe djemtë e tij po përpiqen të mbajnë një profil të ulët dhe t’i tregojnë popullit se ata janë të bashkuar. Por, e vërteta është ndryshe. Vëllezërit u afruan por hendeku është i madh dhe do të jetë shumë i vështirë për t’u kapërcyer.
Si duket beteja për titull është ndezur, e cila ka zemëruar Princ Harry dhe Meghan Markle. Kjo pasi fëmijët e tyre, Archie dhe Lilybet pritet të shpallen përkatësisht princ dhe princeshë nga Mbreti Charles III, por sipas burimeve, ata nuk do të marrin statusin “Lartësisë Mbretërore” (HRH).
Sipas raportimeve, ditët e fundit ka pasur bisedime mjaft të nxehta mes Charles dhe Sussex-ëve, të cilët janë të zemëruar që fëmijët e tyre nuk do të marrin titullin mbretëror. Për më tepër, Harry dhe Meghan pretendojnë se kanë një arsye të fortë për t’u zemëruar me këtë vendim nga mbreti.
Në veçanti, Harry dhe Meghan raportohet të kenë thënë se princeshat Beatrice dhe Eugenie, vajzat e Princit Andrew, kanë statusin e “Lartësisë Mbretërore”, edhe pse nuk janë në rrethin e njerëzve që punojnë për familjen mbretërore. Kjo ka ndezur një tjetër argument mes tyre.
“Harry dhe Meghan ishin të shqetësuar për çështjen e sigurisë. Fëmijët e tyre duke qenë princ dhe princeshë u jep atyre të drejtën për nivele të caktuara të sigurisë mbretërore. Por ata kanë mbetur të zemëruar që Archie dhe Lilibet nuk mund të marrin titullin HRH.”, tha burimi për gazetën.
“Kjo është marrëveshja – ata mund të jenë princ dhe princeshë, por jo HRH, sepse ata vetë nuk punojnë si anëtarë të familjes mbretërore.”. Dy fëmijët kanë të drejtën e titujve pas vdekjes së Mbretëreshës, si pjesë e rregullave të Mbretit George V, të cilat kufizuan numrin e anëtarëve që përdorin HRH.
Sidoqoftë, Sussex-ët ndaluan përdorimin e titullit të tyre mbretëror pasi u larguan si anëtarë të lartë të familjes mbretërore, duke preferuar të jetonin në Los Angeles. Kur Archie lindi në maj 2019, ai ishte i shtati në linjën e trashëgimisë.