Dosja “5D”/ Tedi Blushi thirrje qytetarëve: Merrni pjesë në protestë, Bashkia s’mund të jetë strofull e hajdutëve

Ditën e sotme, opozita do të zhvilloje protestën e radhës në orën 11:00 para Bashkisë Tiranë, në lidhje me dosjen “5D”. Tedi Blushi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi shprehet se Bashkia është shtëpia e qytetarëve të Tiranës dhe nuk mund të jetë strofulla e racës së hajdutëve dhe e krimit të organizuar.

Postimi i Blushit:

Të dashur miq, shihemi sërish sot në protestë, në ora 11:00, përpara Bashkisë së Tiranës, monumentit më të madh të korrupsionit në Europë.

Bashkia është shtëpia e qytetarëve të Tiranës dhe nuk mund të jetë strofulla e racës së hajdutëve dhe e krimit të organizuar.

Pronari faktik i inceneratorit fantazmë të Tiranës dhe kreu i bandës 5D duhet nxjerrë me pranga nga zyra!

Eja edhe Ti, të shembim monumentin e korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë!