Nëse keni planifikuar që një fundjavë dimëri ta kaloni në Theth, tashmë është koha e duhur, pasi qarkullimi në rrugë pas rënies së borës, është hapur. Lajmin e ka bërë të ditur Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në Facebook.
“Rruga për në Theth është e hapur për herë të parë gjatë sezonit dimëror duke nxjerrë në pah fshatin turistik dhe duke e bërë të vizitueshëm për turistët. Por një ndihmesë dhe lehtësi e madhe është edhe për bizneset e zonës, të cilët shprehen se puna e tyre ka marr hov të lartë.
Vazhdon pa ndalur puna për zgjerimin e plotë të aksit, pastrimin nga rënia e ortekëve dhe shpërndarjen e kripës
Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore”, thuhet në postim.