Donaldi në shtëpinë e Borës? “Benz-i” i aktorit parkohet poshtë ballkonit të moderatores (FOTO LAJM)

Me përfundimin e Big Brother, përfundoi edhe lidhja e Donaldit me Beatrix, një lidhje e cila nisi brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe u bë kryefjala e mediave, pasi aktori kishte lënë pezull një tjetër dashuri jashtë, Bora Zemanin.

Së fundmi duket se Donaldi dhe Bora kanë harruar të kaluarën dhe janë kthyer sërish bashkë edhe pse jo publikisht.

Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se dyshja është takuar në shtëpinë e moderatores, pasi poshtë banesës së saj afër Kondrës së Diellit është parkuar një makinë tip “Benz” ngjyrë blu, e cila sipas burimit është e Donaldit.

Nuk është e sigurtë nëse ky është takimi i parë mes tyre, apo ka pasur edhe takime të tjera. /albeu.com


Shtuar 25.03.2022 18:40