Donald Trump triumfon sërish, siguron votat në Nevada

Ish-presidenti Donald Trump, ka fituar në Nevada me një diferencë të madhe. I vetmi person tjetër emri i të cilit ishte në fletëvotim ishte Ryan Binkley, një pastor dhe biznesmen.

Kjo do të thotë Trump do të marrë të gjithë 26 delegatët e Nevadës, sistemi i përdorur nga partitë për të përcaktuar kandidatin e tyre presidencial.

Rezultatet fillestare të raportuara nga CNN, treguan se ish-presidenti fitoi më shumë se 98% të votave.

Nëse fitojmë këtë shtet, ne i fitojmë lehtësisht zgjedhjet në nëntor”. Donald Trump deri më tani ka fituar garat në tre, Nevada, Ioëa dhe Neë Hampshire, duke e bërë atë kandidatin e supozuar republikan në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit”, tha Trump.

Ai gjithashtu, fitoi një grup parlamentar republikan në Ishujt e Virgjër të SHBA, një territor i pa inkorporuar.

Sfiduesi i vetëm serioz i Donald Trump i mbetur në garë, ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, kishte zgjedhur të mos merrte pjesë në grupin parlamentar të Nevadës dhe në vend të kësaj të paraqitej në votimin parësor të shtetit.

Dy votime të veçanta u mbajtën në Nevada, për shkak të një mosmarrëveshjeje midis Partisë Republikane të shtetit dhe legjislaturës shtetërore të kontrolluar nga Demokratët.


Shtuar 9.02.2024 09:51