Vrau dy persona, Donald Trump pret në shtëpi të riun: Ishte i këndshëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka zbuluar se është takuar në rezidencën e tij në Florida, me 18-vjeçarin Kyle Rittenhouse.

Takimi ka ardhur pas kërkesës së vetë të riut, të shndërruar në adoleshentin më të përfolur në SHBA javët e fundit.

“Më telefonoi dhe donte të dinte nëse mund të vinte. Ishte një djalë vërtet i këndshëm. Erdhi bashkë me të ëmën”, tha Trump.

Trump tha se Rittenhouse nuk duhet të ishte gjykuar kurrë për ngjarjen, pasi ishte e qartë që kishte vepruar për vetëmbrojtje.

“Dërgimi i çështjes në gjyq ishte shkelje nga ana e prokurorit. Do të kishte vdekur po të mos vepronte”, u shpreh Trump.

Rittenhouse u shpall i pafajshëm për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një të treti, gjatë trazirave në Kenosha, Usikonsin, vitin e kaluar, pasi juria vendosi se ai kishte vepruar për vetëmbrojtje.

Gjyqi shkaktoi reagime të shumta, pasi incidenti tragjik ndodhi gjatë një proteste të organizuar nga mbështetës të lëvizjes Black Lives Matter./albeu.com/