Dollari me rritje të lehtë, euro nuk ndryshon! Me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja sot

Pavarësisht ka pësuar një ulje të lehtë nga java e kaluar, dollari amerikan këtë të martë është me rritje ku blihet me 113.4 lekë dhe shitet me 114.5 lekë.

Kursi-i-kembimit

Monedha europiane sakaq nuk ka pësuar luhatje ku sot blihet me 116.2 lekë ndërsa shitet me 116.9 lekë.

Edhe Paundi britanik ka shënuar një rritje të vlerës mëngjesin e sotëm ku ajo blihet me 136 lekë ndërsa shitet me 137.4 lekë.

Franga zvicerane ka pësuar një rritje të lehtë në krahasim me disa ditë më parë, teksa sot blihet me me 117 lekë dhe është shitur me 118.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.