Doli nudo mes sheshit “Skëndërbej”, e reja zbulon arsyet: Faji është i joni! (VIDEO)

“Sot jemi të gjithë përgjegjës për çdo përdhunim që ndodh, për çdo ngacmim që ndodh. Ne nuk i kemi edukuar fëmijët tanë…”

Ditën e djeshme në Tiranë u zhvillua në sheshin “Skëndërbej” protestë masive kundër abuzimeve seksuale në Shqipëri, protestë e mbajtur pas ngjarjes skandaloze në Mirditë.

Ndërkohë që dhjetra protestues, protestonin në mënyrë paqësore, në shesh një vajzë e re, hoqi të gjithë rrobat e saj duke dalë nudo. Ky veprim i vajzës së re, u paragjukua shumë prandaj sot ka zgjedhur të reagojë me anë të një videoje në Instagram.

“Unë nuk isha në protestë. Unë isha te Sheshi Skënderbej në të njëjtin orar, po unë nuk protestoj. Kujt t’i protestoj? Kujt t’i kërkojë të drejtat e mia, sidomos ishte një moment që filloi të ndikonte te unë, ku filluan njerëzit të thoshin ‘liri, demokraci’.

Ça thua? Po i kërkon shtetit llogari, pse ne nuk kemi qëne të aftë të edukojmë fëmijët tanë.

Sot jemi të gjithë përgjegjës për çdo përdhunim që ndodh, për çdo ngacmim që ndodh. Ne nuk i kemi edukuar fëmijët tanë. Boll u përpoqëm të gjejmë fajtorin aty ku nuk është. Ne e kemi fajin për gabimet e meshkujve, e fëmijëve tanë.  Ne e kemi fajin”, thotë ndër të tjera vajza, e njohur ndryshe si “Flo”.

Rikujtojmë se pak ditë më parë në Mirditë, një vajzë vetëm 15 vjeçare u abuzua seksualisht nga 5 persona të cilët nën kërcënimin e një videoje intime abuzonin sistematikisht prej muajsh me të.  /albeu.com/


Shtuar 24.05.2021 16:16