Partia Demokratike ka reaguar pas daljes së vendimit të qeverisë që shtonte disa personalitete në mbrojtje nga Garda e Republikës.
Sipas PD-së ky është një diversion i Edi Ramës, pasi sipas tyre kreu i opozitës ka qenë nën mbrojtjen e Gardës së Republikës qysh me vendimin e vitit 2007 të qeverisë Berisha.
“Nëpër disa media Edi Rama ka propaganduar sot se Garda e Republikës do të mbroka Kryetarin e opozitës. Gjithçka për të hequr vëmendjen nga situata dhe për të bërë diversion.
Të paktën që prej 2007, Garda e Republikës ruan Kryetarin e opozitës, sipas ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave .
Për pasojë, edhe kryetari i PD, gjatë gjithë kohës, pa asnjë ndërprerje, ka qenë nën ruajtjen e Gardës së Republikës, siç legjislacioni në fuqi ka parashikuar”, thuhet në reagimin e PD./albeu.com