Armando Broja dhe Raheem Sterling kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’iu bashkuar ekipit të Chelseat në fazën përgatitore për sezonin e ardhshëm.
Futbollisti shqiptar e ka të paqartë të ardhmen pasi e kaloi një sezon të suksesshëm në formë huazimi në Southampton.
Sidoqoftë, ai iu bashkua “Blues” në përgatitje para se ta kuptojë se cili do të jetë klubi i tij i ardhshëm, shkruan mediumi britanik “Evening Standard”.
Interesim për përfaqësuesin shqiptar kanë shfaqur West Hami dhe Evertoni në Angli, por edhe Milani në Itali.
Ndërkohë, bashkë me të përtej Atlantikut ka fluturuar edhe Raheem Sterling, i cili do të transferohet në Chelsea nga Manchester City dhe menjëherë do t’ju bashkohet shokëve të rinj të skuadrës së Thomas Tuchelit.
Chelsea ndërkohë është duke tentuar ta transferojë edhe Cristiano Ronaldon nga Manchester United./albeu.com