“Do të ndreq gabimet e Truss”, Sunak mban fjalimin e parë si kryeministër i Britanisë

Rishi Sunak ka mbajtur fjalën e tij të parë si kryeministëri i Britanisë, pasi takimit me Mbretin Charles.

“Aktualisht, vendi ynë po përballet me një krizë të thellë ekonomike. Pasojat e Covid vazhdojnë ende dhe lufta në Ukrainë ka destabilizuar tregjet në mbarë botën”, thotë ai.

Ai shtoi se Liz Truss kishte të drejtë që donte të përmirësonte rritjen dhe se ky ishte një “qëllim fisnik”.

“Por janë bërë gabime”, theksoi Sunak, duke shtuar se është zgjedhur kryeministër për t’i ndrequr ato.

Kryeministri britanik tha se do të vijnë ‘vendime të vështira’ sepse “nuk do të lërë brezin e ardhshëm të zgjidhë problemin e borxhit”.

“Ju ishit dëshmitarë, gjatë Covid bëra gjithçka që munda për të mbrojtur njerëzit dhe bizneset. Por ju premtoj se do të kem të njëjtën dhembshuri për sfidat me të cilat përballemi sot.

Qeveria që unë drejtoj nuk do t’i lërë brezit të ardhshëm, fëmijët dhe nipërit tuaj, me një borxh për të shlyer që ne ishim shumë të dobët për ta paguar vetë. Unë do ta bashkoj vendin tonë jo me fjalë, por me vepra. Unë do të punoj çdo ditë për ju. Kjo qeveri do të ketë integritet, profesionalizëm dhe llogaridhënie në çdo nivel”, tha ai.

 


Shtuar 25.10.2022 13:14