Do shlyente borxhet, i riu shqiptar kapet në “shtëpinë e barit” në Angli

Shqiptarët që punojnë në ferma kanabisi në Angli nuk janë më një histori e vjetër.

Këtë herë një i ri shqiptar emigrant i paligjshëm në Angli ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke punuar brenda një ferme kanabisi.

Mediat vendase bëjnë me dije se Elson Balla shkoi në Mbretërinë e Bashkuar dhjetorin e kaluar dhe pas një njoftimi nga banorët vendas ai u arrestua duke punuar brenda një fermë kanabisi në Stockton në shkurt.

Balla punoi në një fermë kanabisi në një përpjekje të dëshpëruar për të shlyer borxhin ndaj njerëzve që e futën kontrabandë në vend.

Ndërkohë pas një kontrolli të ushtruar nga policia e Cleveland në pronë dhe rimori pothuajse 100 bimë nga ‘sera profesionale’.

Nigel Soppitt, duke ndjekur penalisht rastin, tha se vlera e kanabisit nëse do të shitej në rrugë kap shifrën e 78,000 £. Gjykata dëgjoi se si njerëzit kishin ngritur shqetësime në lidhje me erën e fortë dhe zhurmën e vazhdueshme që dilte nga prona.

“Brenda pronës u gjet një rritje e mirë e administruar dhe e vendosur profesionalisht e kanabisit. Në katin e parë kishte 48 bimë dhe në katin e sipërm kishte 46 bimë me një rritje të llogaritur prej 5 kg kanabis” shtoi ai.

Shtuar 7.05.2021 05:05