“Do hyj nga gardhi”, Kejvina e kap keq me Kiarën: E bëra një gabim, por mos u habisni se e bëj prapë

Kejvina ka reaguar ashpër ndaj veprimeve e deklaratave të Kiarës ditët e fundit. Kështu ka ndodhur edhe sot. Modelja ka postuar një video dhe shkruan se ka arritur në pikën që mund të bëjë ndonjë gabim të dytë dhe të hyjë nga gardhi në shtëpi.

“Me vërtet kam bërë një gabim aty brenda, por mos u habisni nëqoftëse më shikoni duke bërë një gabim tjetër duke hyrë aty brenda në mënyrën time (nga gardhi, nga qielli, nga të më vijë) vetëm të takoj pak njërën…s’ka mundësi që po e përjetoje dhe nga jashtë’, shkruan Kejvina.

Kejvina reagoi edhe kur Luizi veshi bluzën që ajo i kishte dhuruar dhe Kiara i tha ta hiqte.

“Aman ma zhduk këtë bluzën, ma hiq”, i tha Kiara Luizit. “Ma ka dhënë Kejvina”, ia ktheu Luizi.

“Eh moj Kiara butulose po kur merrje gjerat e mia aty brenda te pelqenin?”, shkruante modelja.

Në një tjetër postim ajo ka reaguar për një video ku Kiara debaton me Oltën për punët e shtëpisë.

“Ti pooo..je punetore e madhe.E mbaj mend Kiaren brenda gjithe diten pastro tavolinen,dergo pjaten ke lavamani,laj e shplaj, sistemo krevatin etj etj se ngrinte koken nje here e shkreta veq duke pastruar..e kishte shume problem pisllekun. Eshte puntore skemi ca te themi ate qe e ka e ka.. Fiks si dashuria e paster qe ka per Luizin…”, shkruan Kejvina.


Shtuar 7.03.2023 18:01