Dita nis me vranësira, por si do të ndryshojë moti pasdite

Deri në mesditë, vendi ynë do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira, ku më të dukshme do të jenë në zonat Lindore si dhe rajonin Jugor duke rrezikuar reshje të izoluara shiu.

Sipas MeteoAlb pritet përmirësim gradual i motit, duke bërë që gjatë natës e gjithë Shqipëria të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të ulen serish në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C./albeu.com

 

 


Shtuar 1.10.2021 08:04