Dita e parë e punës iu bë e fundit e jetës! Del fotoja e kamarierit 20-vjeçar që u vra në Velipojë (FOTO LAJM)

Një krim i rëndë ka ndodhur në Velipojë në orët e para të mëngjesit. Pas një sherri prej 1 jave për disa shezloge në këtë plazh, familja Ferracaku dhe Gocaj u përplasën me armë zjarri duke shkaktuar 4 viktima dhe dy të plagosur.

Mes viktimave, ishte dhe djali i ri Myzerim Zeneli, i cili ishte në ditën e parë si kamarier në hotelin Gocaj ku ndodhi dhe përplasja mes dy familjeve.
Personi në foto është Myzerim Zeneli, i cili humbi jetën pas përplasjes mes pronarëve Ferracaku dhe Gocaj në Velipojë.

20-vjeçari kishte vetëm një ditë që kishte shkuar të punonte si kamerier në hotelin e “Gocaj”, por rezultoi që dita e parë e punës, të ishte dita e fundit e jetës së tij.
Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy persona si të perfshire në ngjarjen e rëndë. Dy personat dyshohen se ishin bashkë me vëllezerit Ferracaku.

Nderkohë janë rreth 20 persona të shoqëruar deri më tani si persona që mund të kenë dijeni të metejshme rreth konfliktit që çoi në përplasjen me armë mes vëllezërve Ferracaku dhe Gocaj.

Në ngjarje janë përdorur 6 armë.Vëllezërit Ferracaku kanë patur secili nga një pistolete sipas dyshimeve dhe dy personat në kërkim dyshohen se kanë qenë të armatosur. Nga ana tjeter edhe vëllezërit Gocaj kane patur pistolete dhe automatik kallashnikov.Policia ka sekuestruar vetem një pistolete deri më tani dhe disa prej gëzhojave që janë nga disa armë të ndryshme. /albeu.com/


Shtuar 27.06.2021 15:05