Dita e 92-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës! Paralajmërojnë për pjesëmarrja masive në shtator dhe tetor

Sot shënohet dita e 92 e protestës qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa qytetarët vijojnë të mblidhen në Tiranë me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshimin e sistemit politik.

Protesta vijon pas 91 ditësh të njëpasnjëshme mobilizimi qytetar, gjatë të cilave protestuesit kanë marshuar nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe kanë përcjellë mesazhe kundër qeverisë.

Të lidhura

None found

Prej më shumë se tre muajsh, qytetarët mblidhen çdo ditë në shesh, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.

Ata shprehen se do të vijojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Një tjetër kërkesë e rëndësishme është krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor. Sipas protestuesve, kjo qeveri duhet të ketë një rol tranzitor dhe të krijojë kushtet për ndryshime në sistemin politik dhe zgjedhor.

Në listën e kërkesave janë edhe ndryshime ligjore dhe institucionale, ndërsa protestuesit kërkojnë anulimin ose shfuqizimin e disa ligjeve që prekin interesat e qytetarëve shqiptarë.

Mes kërkesave janë edhe ndërhyrje në kuadrin ligjor për zonat e mbrojtura, trashëgiminë kulturore, investimet strategjike dhe çështje të tjera që protestuesit i konsiderojnë me rëndësi për interesin publik.

Qytetarët deklarojnë se do të vijojnë të qëndrojnë në shesh dhe të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.

Kujtojmë që një ditë më parë aktivistë dhe qytetarë paralajmëruan për një pjesëmarrja masive në muajt shtator e tetor.


Shtuar 30.08.2026 07:36

sultanbeyli escortextrabetmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibommarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetpusulabetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis giriş