Pasi u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, protestuesit u drejtuan në marshim drejt godinës së Kryeministrisë, në vijim të protestës së 33-të kundër qeverisë.
Nga tubimi, qytetarët kërkojnë largimin nga detyra të kryeministrit Edi Rama, hetimin e tij dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si edhe ikjen e asaj që ata e përshkruajnë si klasa e vjetër politike, të cilën e mbajnë përgjegjëse për gjendjen ku ndodhet vendi.
Të lidhura
None found
