“Dimali nuk preket!”/ Protesta kundër bashkimit me Beratin, dorëhiqet administratori i Kutallisë

Banorët e Dimalit kanë vijuar protestat kundër Reformës Territoriale, e cila parashikon heqjen e Bashkisë Dimal nga harta e njësive vendore dhe bashkimin e saj me Bashkinë Berat.

Protestuesit kanë dalë në rrugë me pankarta, përmes të cilave i kanë kërkuar qeverisë të mos ndërhyjë në organizimin territorial të Dimalit. Sipas tyre, zona ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e bujqësisë dhe në jetesën e komunitetit.

Të lidhura

None found

“Mos e prekni Dimalin, do ta mbrojmë”, ishte një nga thirrjet e banorëve. Ata shprehen se bashkimi me Beratin do të krijonte pengesa për qytetarët, veçanërisht për fermerët e njësive administrative Kutalli, Cukalat dhe Poshnje.

Banorët argumentojnë se ndryshimi i parashikuar do ta vështirësonte marrjen e shërbimeve dhe qasjen në institucionet vendore.

Gjatë tubimit, administratori i Njësisë Administrative Kutalli, Miço Rakazia, njoftoi dorëheqjen nga detyra. “Meqë në Dimal nuk do të ketë më asnjë shërbim për qytetarët, jap dorëheqjen”, mësohet të ketë deklaruar Rakazia.

Banorët kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë, ndërsa kërkesa e tyre mbetet ruajtja e Bashkisë Dimal si njësi e veçantë.


holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortbetciocasibom