Dikush e spiunonte! Pronar i disa bizneseve të mëdha në Lushnjë, pse u vra Bledar Muça (FOTO LAJM)

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i mbrëmshmë  në Lushnje ku u vra me armë zjarri një shtetas, Bledar Muçaj, 40 vjeç.

Në këtë atentat u plagosën të paktën dhe 5 persona të tjerë, shtetasit Judin Velo, 32 vjeç, Ervis Tafa, 25 vjeç, Sara Liçi, 24 vjeçe, Eksara Sauli, 26 vjeçe, dhe Majlinda Gjyla, 66 vjeçe.

Burimet bëjnë me dije se Bledar Muçaj ka qene me kunatin Judin Velo duke pire kafe.

Atentati ka tronditur gjithë qytetin ndërkohë mësohet se viktima nuk njihet si njeri problematik dhe prej 4 vitesh administronte disa biznese në Lushnje përfshire edhe një loto.

Në të njëjtën kohë është administrator i njërit prej tregjeve më të mëdha në qytet.

Burime nga policia thane se vrasësit kanë patur një informator te brendshëm që u jepte detaje për lëvizjet e Bledar Muçes.  /albeu.com/

 


Shtuar 24.08.2021 08:51