Gjatë natës, një makinë është djegur në një garazh në Vlorë, në zonën e Plazhit të Vjetër dhe dyshohet se është e qëllimshme.
Makina është në pronësi të Muamet Çotës, por përdoret nga drejtoresha e Tatim-Taksave në bashkinë e Vlorës, Anjeza Shiko.
Ndërkohë, disa persona janë shoqëruar në polici në lidhje me këtë ngjarje.
Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases Anjeza Shiko., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.