Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 32-vjeçari shqiptar, plagosen 7 të tjerë

Mbrëmjen e djeshme, një aksident i rëndë ka ndodhur në në Brescia të Italisë, ku një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti.

Mediat vendase, raportojnë se i riu shqiptar ka humbur kontrollin e “Porsche” që drejtonte për shkak të shpejtësisë së madhe, duke goditur disa makina të tjera.

Më pas, është përplasur me një pemë, ku edhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në automjet ndodhej edhe një grua, e cila ka mbetur e plagosur rëndë.


Shtuar 8.04.2024 08:32