Diell apo shi? Si do të mbajë moti këtë fundjavë

Kjo ditë e diel do të vijë me surpriza përsa i përket situatës meteorologjike në vend.

Meteorologia Bami shprehet se kjo fundjavë pritet të ketë ndikime të paqëndrueshme për zonat malore dhe mot të kthjellët për Ultësirën Perëndimore.

Dita e sotme është me mot të kthjellët sipas meteorologes, por ka mundësi për një sasi reshjesh të pakta në zonat malore.

“Kjo fundjavë do të paraqitet nën ndikimet e motit të paqendrueshëm për zonat malore, kurse Ultësira Perëndimore do të karakterizohet nga mot i kthjellët.

Dita e sotme do të ketë kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, kurse mundësia për reshje shfaqet vetëm në zonat veriore dhe ato lindore. Reshjet do të jenë në sasi të paktë”, shprehet ajo.

Sa i përket të dielës, priten rrebeshe të shkurtra shiu në zonat malore dhe lindore.

“Dita e dielë do të paraqitet me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta duke filluar nga mëngjesi. Kljo situatë do të jetë në të gjithë vendin. Pas mesditës do të ketë rrebeshë të shkurtra shiu, kryesisht në zonat malore.  Gjatë të dielës do të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave duke filluar nga mëngjesi. Temperaturat maksimale të dielën do të variojnë nga 7 deri në 25 gradë celcius”, shpjegon Bani.


Shtuar 29.05.2021 12:40