Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 36-vjeçari në Maliq

Një 36 vjeçar ka rënë në pranga në Maliq, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

I arrestuari është shtetasi me iniciale M.H., banues në fshatin Zvirinë, ndërkohë, bashkëshortja është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 36 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

 


Shtuar 18.11.2023 13:43