Dhunë në familje, drogë e jo vetëm: Arrestohen 4 persona në Tiranë

Katër persona në Tiranë kanë përfunduar në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se është arrestuar, K. K., 27 vjeç, pasi  në rrugën “Stavri Themeli”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Është arrestuar shtetasi i shpallur në kërkim N. H., 34 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë të rendit publik”.

Gjithashtu është arrestuar K. D., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës dhe vëllait të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë A. M., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 4.04.2021 11:32