Arsenal gjigant armësh: GJKKO pritet të japë vendimin, SPAK kërkon burg

Gjykata e Posaçme ka nisur seancën për caktimin e masës  së sigurisë për 7 personat e arrestuar dhe 2 në kërkim në lidhje me kapjen e armatimit dhe municioneve pak ditë më parë dhe zbardhjen e 3 ngjarjeve të ndodhura gjatë periudhës 2017-2019 në Tiranë.

Kujtojmë se tre ditë më parë, më 1 prill u arrestuan 5 person, Paris Prenga, Bledar Deda, Flor Abazi, Bujar Jaupi dhe Arben Sufa. Masë në mungesë GJKKO pritet të caktoj edhe për dy të shpallurit në kërkim, Sokol Xhura dhe Akil Kulla.

Po ashtu, rivlerësim të masës së sigurisë, GJKKO do të japë edhe për Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, të cilat janë arrestuar më herët.  SPAK, e përfaqësuar nga prokurorët Eneid Nakuçi dhe Behar Dibra, ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku janë arrestuar në fund të muajit shkurt për tentativën për vrazje me eksploziv të Gjon Menës në Kamëz.

Enver Jamaku, i cili pritet të marrë statusin e të penduarit të drejtësisë, ka zbërthyer grupin edhe për tre ngjarje të tjera të disa viteve më parë të tentativave për ekzekutim me eksploziv.


Shtuar 4.04.2021 11:28