Dhuna psikologjike dhe bullizmi në Big Brother: Banorja pëson krizë live në emision, Arbana shkëput lidhjen (VIDEO)

Situatat e krijuara në ditët e fundit në Big Brother kanë shqetësuar jo vetëm pjesëmarrësit brenda shtëpisë më të famshme në Shipëri por edhe shikuesit të cilët e kanë dënuar për shfaqjet e dhunës psikologjike, bullizmit, ofendimeve dhe të bërtiturat  e njëpasnjëshme nga banorët.

Duke u diskutuar në studio rreth këtyre incidenteve jo të vogla dhe shumë shqetësuese, një ndër banoret më të prekura nga këto incidente, Semi ka pësuar një sulm paniku, ankthi duke e detyruar Arbanën të mbyllë lidhjen me shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo nuk duket aspak mirë si rezultat i shumë episodeve të agravimit të situatës më Fifin, e cila ka rrëfyer se kohë më parë ka vuajtur edhe ajo nga depresioni edhe ankthi.  /albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)


Shtuar 26.10.2021 22:40