Ditën e djeshme një zjarr masiv përfshiu një kompleks pallatesh tek Farmacia 10 në Tiranë. Situata sot në mëngjes paraqitet e rënduar, pasi dyshohet se rreth 30 apartamente janë shkrumbuar, por një bilanc i saktë pritet të dalë në orët në vijim.
Siç shihet edhe në këto pamje, fasada e ndërtesës është djegur pothuajse tërësisht.
Të lidhura
Autoritetet dhe grupet e emergjencës, vijojnë punën në terren për vlerësimin e plotë të situatës dhe për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.
Hetimet pritet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes.


