Detaji i veçantë nga divorci! Bill dhe Melinda Gates janë zyrtarisht të ndarë

Bill dhe Melinda Gates janë zyrtarisht të divorcuar!

Sipas dokumenteve të gjykatës, martesa 27-vjeçare e çiftit ka përfunduar zyrtarisht para ligjit. Në dokumentet e siguruara nga “Fox Business”, një gjykatës nënshkroi divorcin e tyre të hënën, duke i dhënë fund martesës së tyre, e cila u njoftua për publikun në maj të vitit 2021.

“Kjo martesë është prishur në mënyrë të pakthyeshme,”-thuhet në dosje. Dosjet gjithashtu pohojnë se asnjëra palë nuk do të marrë mbështetje bashkëshortore dhe Melinda nuk do të ndryshojë mbiemrin e saj.

Bill dhe Melinda Gates u martuan në 1994 në Hawaii dhe janë prindër të tre fëmijëve të rritur. Ata u takuan pasi ajo filloi të punonte në Microsoft si menaxhere produktesh në vitin 1987.


Shtuar 3.08.2021 08:15