DETAJET/ Sherr “i importuar” nga Anglia, konflikti mes shokëve përfundoi me plumba (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme u plagos në zonën e Shallvareve në Tiranë një 32-vjeçar i quajtur Ilir Shkurti.

Pjesëmarrësit në ngjarjen e ndodhur ishin shokë me njëri-tjetrin dhe dushohet se sherri nisi për motive të dobta në debat e sipër.

Si autor kryesor policia arrestoi Kridens Meçollarin. Ndërsa si bashkëpunëtor, 35-vjeçarin Renis Selimaj. Ky i fundit akuzohet për mos kallëzim krimi dhe përkrahje të autorit të krimit.

Pas ngjarjes, dy të arrestuarit u larguan me një makinë tip “Benz”. Pistoleta nuk është mundur të gjendet ende nga policia, pasi dyshohet se është fshehur nga Renis Selimaj.

Grupi hetimor nga ana tjetër dyshon se konflikti mund të ketë nisur, jashtë territorit shqiptar, e konkretisht në Angli, për aktivitete të paligjshme.

Duket se këto konflikte i kanë çuar ata që të përballeshin për t’u sqaruar. Të ndaluarit dhe i plagosuri nuk kanë dhënë asnjë sqarim për ngjarjen./albeu.com/