Një sasi e vogël eksplozivi ka plasur mbrëmjen e djeshme në Katund të Ri, Durrës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20 dhe mësohet se lënda plasëse u vendos në derën e dyqanit në pronësi të shtetasit Hysen Gashi.
Sipas burimeve, si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, pasi është dëmtuar qepeni i jashtëm i derës së dyqanit.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia./albeu.com/