Janë marrë vendimet nga Gjykata për të arrestuarit e grabitjes në Rinas.
Gjykata e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin ka dënuar me 25 vite heqje lirie një prej anëtarëve të gurpit të grabitjes së 900 mijë eurove në Aeroportin e Rinasit.
Bëhet fjalë për Aleks Pepën, i dënuar për “grup kriminal” dhe “grabitje me dhunë”.
47-vjeçari me origjinë nga Elbasani i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol, në bashkëpunim me Klement Çalën dhe Admir Muratajn grabitën shumën e konsiderueshme të parave teksa po ngarkoheshin në bodrin e një avioni në pistën e Rinasit në 30 qershor të 2016-ës.
Gjatë ndjekies nga Policia, Murataj mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit, gjë që hodhi edhe aludime të shumta rreth mënyrës së vrasjes së tij./albeu.com/