DETAJET/ BMW është gjetur e djegur, biznesmeni në Greqi u vra nga dy shqiptarë me gjakftohtësi (VIDEO)

Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e biznesmenit shqiptar mbrëmjen e sotme në Nice të Greqisë.

Mediat greke bëjnë me dije se dy autorët e vrasjes të cilët janë me origjinë shqiptare janë parë pranë pikës së karburantit me një automjet dhe pasi janë afruar pranë shënjestrës kanë shkëmbyer disa fjalë me ta.

Pastaj me gjakftohtësi ata kanë shkrepur armët duke qëlluar në drejtim të biznesmenit dhe shokut të tij. Për pasojë njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vend, ndërsa miku i biznesmenit është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Menjëherë pas ngjarjes BMË-ja e autorëve është gjetur e djegur në Kifissos. Dyshimet e policisë janë se automjeti që u përdor prej tyre ishte i vjedhur. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorëve, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarje të rëndë./albeu.com/


Shtuar 16.11.2021 22:40