DETAJET/ “Benzi” përplaset me motomjetin në Durrës, 46-vjeçari dërgohet me urgjencë te Trauma

Nja aksident ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku dy mjete janë përplasur me njeri-tjetrin dhe për pasojë ka mbetur i lënduar një 46-vjeçar.

Bëhet fjalë për një mjet tip Benz i cili ka përplasur një motomjet.

I lënduar ka mbetur shtetasi  F.C 46-vjec i cili sipas burimeve është banues në Krujë dhe momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

  1. K., 29 vjeç, banues në Krujë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. C., 46 vjeç, banues në Krujë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi F. C., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com