DETAJET/ 10 ditë kokaina në mëshirë të fatit, kamioni me pakot u braktis nga porositësit pas spiunimit?

Një tjetër kamion është kapur nga policia teksa transportonte një sasi të konsiderueshme droge të llojit kokainë.

Kamioni me gati 400 kg drogë është kapur në Lipjan të Kosovës pasi kishte kaluar nga Porti i Durrësit.

Mësohet se kamioni në fjalë, i cili ishte i mbushur me mish dhe kokainë është pikasur në Durrës por autoritetet shqiptare të njoftuara nga DEA Amerikane nuk e kanë ndaluar për të parë destinacionin e lëndës narkotike.

Por pasi ka kaluar kufirin, kamioni është lënë në komunën e Lipjanit, ku është vëzhguar për gati 10 ditë dhe askush nuk ka shkuar të marrë “mallin”.

Dyshimet e para është se dikush e ka dekonspiruar operacionin, pasi porositësi nuk ka shkuar për të marrë “pakon”. /albeu.com/

Shtuar 17.05.2021 13:29