Detaje të reja nga tragjedia në Roskovec, të shtunën zhvillohen funeralet për dy viktimat

Tragjedia e rëndë që tronditi fshatin Vidhisht të Roskovecit këtë të premte mori përmasa edhe më të dhimbshme, teksa numri i viktimave arriti në tre. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetarja Laureta Roshi dha informacione të hollësishme nga vendi i ngjarjes.

Sipas saj, të shtunën në orën 10:00 do të mbahet ceremonia e lamtumirës për bashkëshortët Kosta dhe Belere Plaku. Ndërkohë, autoritetet ende nuk kanë vendosur se në cilën orë do të zhvillohen ritet mortore për autorin e krimit të rëndë.

Të lidhura

None found

Laureta Roshi rrëfeu se pati mundësi të komunikonte me prindërit e Refit Buzit, të cilët po përballen me një tronditje të thellë. Të dy të moshuarit, sipas gazetares, e morën vesh lajmin makabër vetëm pasi efektivët e policisë mbërritën pranë shtëpisë së tyre rreth orës 07:50 të mëngjesit.

“U paraqita në banesën e autorit dhe pata një bisedë me prindërit e tij, të cilët ishin plotësisht të shkatërruar emocionalisht. Ata pohuan se ngjarja kishte ardhur si një goditje e papritur për ta, pasi e mësuan nga forcat e rendit. Babai, i cili vuan nga sëmundje të zemrës, së bashku me nënën treguan se i biri kishte dy ditë që nuk kishte prekur ushqimin dhe ishte larguar nga shtëpia që në orët e para të mëngjesit,” deklaroi gazetarja.

Prindërit e 35-vjeçarit shpjeguan gjithashtu se Refit Buzi po vuante masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi dyshohej për shkelje të një urdhri mbrojtjeje. Sipas dëshmisë së tyre, i riu kishte ngritur zërin në mënyrë të përsëritur për t’i kërkuar ish-partneres së tij kthimin e një shume monetare.

Pasi u lirua nga situata e mbajtjes peng, Rozalinda Plaku mori fillimisht trajtim mjekësor në spital dhe më vonë u dërgua në ambientet e Drejtorisë së Policisë për të dhënë versionin e saj mbi ngjarjen, bëri të ditur gazetarja.

Ndërhyrja e forcave speciale RENEA për të bindur autorin që të hiqte dorë zgjati disa orë, por përpjekjet rezultuan të kota, pasi 35-vjeçari i dha fund jetës me armën e zjarrit që mbante me vete.

Në fund të transmisionit, gazetarja Roshi ngriti shqetësime lidhur me mënyrën si menaxhohen konfliktet brenda familjes dhe efektivitetin e urdhrave të mbrojtjes. “Është e domosdoshme që në këto raste të përfshihet edhe një psikolog vlerësues në çastin e lëshimit të urdhrit. Ka mundësi që një ndërhyrje më e hershme ta kishte parandaluar këtë tragjedi. Sjelljet kriminale rrallë lindin në mënyrë spontane; zakonisht ato janë rezultat i një vargu faktorësh dhe kushtesh,” theksoi ajo.

Rikujtojmë kronologjinë e së premtes tragjike: Refit Buzi, 35 vjeç, hyri në shtëpinë e ish-partneres së tij, Rozalinda Plaku, dhe qëlloi me armë gjahu mbi prindërit e saj. Kosta Plaku, 58 vjeç, vdiq në vend, ndërsa Belere Plaku humbi jetën në mbrëmje në spital për shkak të dëmtimeve të pësuara. Më pas, autori i dyshuar iu mori jetën vetes brenda makinës së tij, pas një rrethimi të zgjatur dhe tentativash negociuese nga ana e forcave RENEA.


matbetholiganbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetStarzbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetbetciocasibomgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetcasibom