AlbEu ka siguruar detaje të plota për vetëvrasjen e 41-vjeçares, Bedrie Loka, e cila i dha fund jetës, ndërsa dyshohet se burri i saj e shtyu drejt këtij akti ekstrem.
Djali i vogël i çiftit, i cili ka filmuar momentet e dhunës i ka treguar prokurorisë se videon ia ka dërguar më pas motrës së tij të martuar.
Në dëshminë e tij, i mituri ka deklaruar se prindërit e tij ziheshin në mënyrë të vazhdueshme dhe se i ati e dhunonte dhe ofendonte.
“Ato gjithmonë ziheshin me njëri tjetrin”, si dhe “unë kam bërë me celularin tim ca video dhe ja kam çuar motrës sime ku i thosha ja ça po bën mami me babin, i thosha hajde se po zihen”, duke theksuar “une kam një telefon “Samsung”… dhe me këtë celular unë kam bërë video dhe ja kam çuar motrës kur babi u zinte me mamin”, si dhe “telefoni im është në polici… e ka marrë babi… dhe ka thënë që është i veti”.