DETAJE/ Shkak xhelozia, 46-vjeçarja iu kundërpërgjigj dhunës së bashkëshortit para se të vritej

Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja makabër e mbrëmjes së të enjtes në Kaukaki të Greqisë.

Minutat e fundit të 46-vjeçares mësohet të kenë qenë të tmerrshme pasi është dhunuar dhe torturuar brutalisht nga bashkëshorti i saj 55-vjeçar, para se të vritej me dy goditje thike.

Burri punonte si kuzhinier së fundmi, ka qenë një ish-sportist i mundjes.

Sipas mediave greke, ai nuk duroi dot kur pa gruan e tij duke përgatitur valixhen për një udhëtim që kishte planifikuar dhe filloi ta shante.

Viktima është kundërpërgjigjur dhe burri ka nisur ta dhumojë, e më pas ka marrë thikën e kuzhinës duke e goditur fillimisht në shpinë, më pas në qafë dhe gjoks duke e lënë në tokë të mbuluar me gjak.

Në dëshminë e tij e polici, 55-vjeçarit mësohet të ketë thënë se shkak ka qenë xhelozia, por gjithashtu është shprehur se ai grindej shpesh me bashkëshorten dhe se atë ditë ka qenë i pirë dhe nuk e ka menduar dy herë./albeu.com