DETAJE/ Ngacmoi seksualisht vajzën e tij 6-vjeçare, kush është 61-vjeçari i arrestuar në Korçë

Një 61 vjeçar është arrestuar këtë të premte nga policia e Korçës pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur vetëm 6 vjeç.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se i akuzuar për këtë ngjarje është Jani Kallanxhi 61 vjeç i cili disa ditë më parë kishte kërkuar ndihmë ekonomike nëpërmjet një emisioni, ndihmë e cila ju dha nga shërbimi social në ushqime dhe strehim.

Por prokuroria në bazë të dyshimeve, ka kërkuar të ndalohet 61 vjeçari. Për tre ditë ai ka qenë nën vëzhgim dhe hetimet ende vijojnë në lidhje me rastin e rëndë.

Mësohet se nëna e 6 vjeçares është me probleme të shëndetit mendor, ndërsa vajza e mitur ka pësuar humbje të shikimit në njërin sy dhe ka gjithashtu prapambetje mendore. Ndër të tjera mësohet se e mitura është dërguar në një qendër rehabilitimi në Tiranë