Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dhunimi i drejtorit të OSHEE në Lezhë. Mësohet se, Edmir Përndreca u ndoq dhe u godit me sende te forta. Dyshimet se ngjarja ka lidhje me detyrën. Nga të veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se ka dyshime te forta se ngjarja ka qene e qëllimshme.
Autoret kanë ndjekur lëvizjet e Përndreces dhe pasi kane goditur makinën, 3 persona kane zbritur dhe e kanë qëlluar me sende të forta. Po sipas hetimeve paraprake, ngjarja mund te ketë lidhje me zhvillimet e fundit me intensifikimin e kontrolleve të OSHEE për vjedhje te energjisë dhe ndërprerjen e saj ndaj debitorëve.
Edmir Përndreca është emëruar drejtor i Njësisë së së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë prej më shumë se 1 viti, ndërsa ka një karriere të gjatë pune pranë si inxhinier pranë këtij institucioni.