Dhunohet drejtori i OSHEE-së në Lezhë, goditet nga dy persona

Edmir Përndreca, drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) në Lezhë është dhunuar nga dy persona pas një konflikti.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Burimet bëjnë të ditur se Drejtori Përndreca ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë është nisur me urgjencë drejt Traumës në Tiranë.

Ndërsa, Policia e Lezhës po grumbullon të dhëna në lidhje me tre autorët e ngjarjes. Identitetet e tyre nuk dihen ende dhe as arsyeja e dhunimit.

Njoftim policie

Në aksin rrugor Shënkollë – Lezhë, automjeti i OSHEE-së që drejtohej nga shtetasi E. P. 43 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i OSHEE Lezhë, është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër. Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht shtetasin E. P.

Shtetasi E.P, ka marrë dëmtime fizike dhe po mjerr ndihmë mjekësore ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorëve për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 30.11.2022 20:09