Para Gjykatës së Posaçme këtë të premte ka dëshmuar Ndrek Prenga, vëllai i Jan Prengës, i cili u rrëmbye dhe u vra në janar 2020. Ndrek Prenga ka rrëfyer së në vitin 2020 ka qenë në burg në Londër.
Ai ka treguar se çdo ditë kishte kontakte me familjarët gruan dhe fëmijët nga telefoni i burgut. Ndërsa shprehet se me Jan Prengën kujton se ka folur rreth 1 javë para ngjarjes.
Një shtetas me ngjyrë i ka futur në dhomë një telefon Iphone me të cilin e ka telefonuar një person me një prefiks të huaj duke iu prezantuar si Gentian Funiqi.
Ky i fundit, thotë Prenga, i është prezantuar si nga Dukagjini i Shkodrës, duke i thënë që të ia japë gjërat që i janë marrë duke iu referuar këtu një sasie prej 260 kg kokaine.
Sipas Ndrek Prengës, Gentiani i kishte thënë se ka tentuar të lidhet edhe me të vëllanë Astritin, por nuk ka arritur.
Sipas gazetarit të “Ora News”, Edison Vatnikaj, që ka ndjekur seancën gjyqësore pas këtij mesazhi Ndrek Prenga, i është përgjigjur se nuk ishte ne dijeni se çfarë bëhet fjalë, por që t’i lejë pak kohë që ta zgjidhte.
Sipas dëshmisë së Ndrek Prengës ka marrë në telefon Astrit, por dhe ky i fundit i është përgjigjur se nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur.
Pas 1 apo dy ditësh është njoftuar nga nusja, thotë Ndrek Prenga që Jani është marrë peng. Pas kësaj ai është përpjekur për të marrë bësh se çfarë ka ndodhur.
Pas pak ditësh ai është vënë në dijeni se bëhet fjalë për një sasi prej 260 kg kokainë që ishin marrë në port, dhe gjatë komunikimeve që Ndrek Prenga kishte me Gentianin, ky i fundit i thotë që të dorëzojë atë gjënë, duke iu referuar sasisë me kokainë me qëllim për të liruar pengun.
Sipas dëshmisë së Ndrek Prengës, xhaxhi i tij dhe një person tketer ka shkuar në Shkodër për të takuar familjarët e Gentian Docit ku atje kanë gjetur babin e tij.
Ky i fundit i është përgjigjur se nuk ka dijeni dhe përgjegjësi se çfarë bën djali i tij.
Sipas dëshmisë së Ndrek Prengës pas ndërprerjes së mesazheve me Gentianin për të cilën fliste edhe me kamera një tjetër numër i ka shkruar duke iu prezantuar si Gramoz ku edhe ai pretendonte se kokaina e marrë nga Astrit Prenga është e tij.
Sipas dëshmisë së gjatë të Ndrek Prengës pasi policia ka ndërhyrë në kompleksin “Golden” në Shijak nga ai moment ai ka ndërprerë komunikimet me të gjithë personat që kishte folur.
Sipas Ndrek Prengës prej moshës 13 vjeç është larguar nga Shqipëria ku e ka ndërtuar jetën në Britani ku ka dy djem.