“Deri në pranverën e 2022 do të jetë gati”, Rama premton për lagjen e re te “5 Maji”

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka qenë i pranishëm në rrugën “5 Maj” në Tiranë për të inspektuar nga afër punimet në kantierin e ndërtimit në këtë zonë.

Sipas Ramës në këtë kantier brenda një viti do të jetë një nga qendrat urbane, ekonomike, sociale më moderne në Shqipëri.

Ai më tej ka shtuar se zona do të shërbejë dhe si një tjetër pol i Kryeqytetit, me rreth 3500 apartamente për 11 mijë banorë, 5 objekte publike ndër të cilat edhe godina e përbashkët e tatime-doganave, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale, si edhe qendra franceze e edukimit të Teknologjisë Digjitale për rininë “ECOLE 42” me mbështetjen e Presidentit  francez Macron.

 


Shtuar 18.04.2021 11:15

Tags: