Denoncimi nga PD: Ministri i Financave Petrit Malaj, pronar i disa biznesve, një nga autorët e manipulimit të të dhënave të Censit 2023

Ditën e sotme, Partia Demokratike, duke iu referuar ministrit të financave, biznesmenit Petrit Malaj, ka deklaruar se është pikërisht kontributi i tij si ish-drejtor i AKBN dhe tani si ministër finanash, produkti i rezultateve të diktuara nga Edi Rama të censit të fundit dhe jo vetëm, me ulje të papunësisë dhe rritje të mirëqënies, apo shifra të minimizuara në maksimum të shqiptarëve të larguar jashtë vendit.

DEKLARATA E ZËDHËNËSES SË ANTIKORRUPSIONIT NË PD, GENTA VANGJELI:

Petrit Limos Malaj, ministri i Financave rezulton i lidhur me këto biznese private:


 

1.BDO Albania shpk, në pronësi edhe të familjarëve me administrator babain dhe motrën e tij.

Vetë Malaj ka qenë administrator i drejtpërdrejtë deri në Dhjetor 2023.

 


2. PBM shpk në pronësi të të dy prindërve dhe vetë Petrit Malaj, është larguar nga pronësia e drejpërdrejtë në Korrik 2019, duke ja shitur aksionet nënës së tij (kontrata e shitjes përmendet si numër dhe datë, por nuk është e depozituar në QKB për pasqyruar detajet e shitjes).


Kompania BDO Albania, ka kryer auditimin e shoqërisë famoze të Erion Veliajt Eco Tirana 2019-2021 kundrejt vlerës 1.8 mil lekë.

Dhe sipas Spending Data, ka përfituar gjatë viteve 2019-2024 gjithësej 5.8 milionë lekë nga Instat dhe Drejtoria e Pergjithshme e Hekurudhave Durrës.

Është pikërisht kontributi i ish-drejtorit të AKBN dhe ministrit aktual të financave, produkti i rezultateve të diktuara nga Edi Rama të censit të fundit dhe jo vetëm, me ulje të papunësisë dhe rritje të mirëqënies, apo shifra të minimizuara në maksimum të shqiptarëve të larguar jashtë vendit.

Për këtë kompania e familjarëve të ministrit ku ka qenë edhe vetë administrator ka lidhur:

Marëveshjen Grant Kontrata CENS 2020 nr 1252/2 dt 7.12.2018, kontrata nr.1038/13 dt 10.12.2019;

Grant IPA 2014/A/07 Cens 22, kontrata nr. 721/12 dt 4.11.2022

Grant IPA 2019 Cens 22,kontrata 20200255 dt 7.03.2023

Grant kontratë nr.12550 mbështetje Cens, urdhër nr. 1067 dt 28.5.2024.

Pas sulmit kibernetik në INSTAT, më 7 shkurt 2024 Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Certifikimit e Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa, i cili duke folur për sulmin kibernetik në INSTAT, tha se të dhënat e censusit, nuk u prekën, sepse nuk ndodheshin fizikisht në INSTAT, por në një vendndodhje fizike jashtë INSTAT.

Në 31 Korrik 2024 Petrit Malaj kreu betimin e marrjes zyrtare të detyrës si ministër i Financave.

Por, a mund të besojnë shqiptarët te performanca gjatë ushtrimit të detyrës në respekt të ligjit, kur Malaj kontriboi në nxjerrjen e të dhënave të censit skandaloz e të pavërtetë, apo për ushtrimin e detyrës në shkelje të ligjit për konflikit e interesit neni 35.