Avokati Spartak Ngjela, kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, në një reagim të tijin lidhur me protestat studentore që po zhvillohen në Tiranë.
Ngjela e cilëson largimin e Ramës nga detyra si një “domosdoshmëri historike”, ndërsa e përshkruan situatën në vend si tepër të rëndë.
Të lidhura
None found
Sipas tij, protesta e të rinjve dhe studentëve është një zhvillim me rëndësi të veçantë për të ardhmen e Shqipërisë.
Deklarata e plotë:
Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama sot është domosdoshmëri historike.
Gjendja është e shumë rëndë sot për Shqipërinë.
Protesta e rinise studentore është shumë e fortë.
Rinia ështe rini!
Pyetja thelbësore është kjo:
Shqipëria apo Rama?
Dorëheqja e Edi Ramës apo shkatërrimi i Shqipërisë?
Shqipëria është në rrezik kombëtar dhe drejt shkatërrimit.
Këtë gjendje e shpëton vetëm dorëheqja e kryeministrit Rama.
Prandaj..
Nëse Edi Rama nuk jep dorëheqjen si kryeministër brenda datës së sotme, përgjegjësia e tij do të jetë shumë e madhe në organet gjyqësore, si çështje me akuzë penale, e ngritur kundër tij në SPAK.






