Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, ka reaguar ndaj protestave dhe kërkesave për dorëheqjen e tij, duke dënuar aktet e dhunës dhe duke akuzuar protestuesit e përfshirë në përplasje se synojnë shkatërrimin dhe jo paqen.
Ndërsa studentët i kërkojnë largimin nga detyra, Rama avzhdon t`i sulmojë, duke i konsideruar ata si pengje te nje ideologjie te re qe ka synimin te shkaterroje.
Të lidhura
None found
Rama: Valë dhune që nuk ka të bëjë me asnjë nga arsyet e një vendi demokratik për të kërkuar më shumë nga qeveria e për të pasur pakënaqësi. Erdha sërish me këtë me vete, sepse duhet ta mbash në dorë, ta peshosh, ta llogarisësh sa i shtohet pesha kur vjen në drejtimin e njerëzve nën uniformë dhe se çfarë mund të bëjë mbi këdo. Me këtë nuk negociohet.
Me këdo që vë përpara këtë nuk negociohet sepse në momentin kur shteti negocion me këtë, ka rënë. Kur fiton ky atëherë logjika e këtij bëhet vetë shteti. E ka parë Shqipëria këtë film më shumë se një herë dhe pasojat e tij janë plagë që duan vite të shërohen.
Të rinjtë e kësaj nuk duan paqe por përmbysje, janë të rinj të idealizuar nën frymëzimin e asaj force të errët e të re që është shfaqur në Europë, që Trump e ka shpallur organizatë terroriste.
Kjo nuk do të thotë që të rinjtë që mendojnë se jeta është TikTok, dhe me Tik Tok dhe pa lidhur dot 7 fjalë bashkë do të bëjnë Shqipërinë. Janë pengje të një fryme dhe ideologjie të re që ka vetëm një mision: Shkatërro, rrëno gjithçka, bëje rrafsh sepse do ta nisim nga e para.






