Demokratët europianë: Edi Rama duhet të marrë përgjegjësi për çfarë po ndodh në Shqipëri, dhuna e shtetit ndaj të rinjve është shqetësuese! Kjo nuk është Europa

Demokratët Europianë, kanë reaguar sërish ndaj dhunës së policisë ndaj të rinjve në protestën e djeshme në Ministrinë e Arsimit dhe në rrugët e Tiranës.

 

Të lidhura

None found

 

Ata i kërkojnë kryeministrit Rama, të mbajë përgjegjësi politike për dhunën e ushtruar.

Demokratët Europianë, morën shembullin e gjakosjes nga policia të të riut Klevin Meta, si dhe të riun që iu thye këmba nga efektivët e policisë dhe humbi ndjenjat.

 

 

 

Reagimi i Demokratëve Europianë:

Pamjet dhe videot që po vijnë nga #Tirana janë thellësisht shqetësuese.

Të gjithë kemi parë pamjet tronditëse të një të riu me këmbën e thyer rëndë, i cili po largohej i transportuar nga efektivët e policisë. Raportimet për përdorim të tepruar të forcës policore, përplasje të dhunshme dhe të lënduar në të gjithë kryeqytetin ngrenë pikëpyetje jashtëzakonisht serioze.

Edi #Rama duhet të marrë përgjegjësi politike për atë që po ndodh. E ardhmja europiane e #Shqipërisë nuk mund të ndërtohet mbi konfrontimin apo gërryerjen e besimit te demokracia. Ajo kërkon dialog, llogaridhënie, respekt për të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit.


Shtuar më 14.10.2026 10:57